Guardiola i frikësohet madrilenëve: Liga e Kampionëve e vështirë, pasi Real Madridi është gjithmonë aty

Manchester City siguroi kalimin e grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi barazoi 0-0 me Copenhagen.

Pas sfidës, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola e ka cilësuar kompeticionin më të rëndësishëm për klube si mjaft të vështirë, pasi Real Madridi është gjithmonë aty.

“Liga e Kampionëve është shumë e vështirë të fitohet sepse Real Madridi është gjithmonë aty. Ajo që kemi arritur kundër Kopenhagës është një pikë e mirë, sepse nuk është e lehtë të në një ndeshje 10 kundër 11. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Haaland? Ndeshjen ndaj Southamptonit e përfundoi me shumë lodhje dhe ditët e fundit nuk është rikuperuar siç duhet. Sot (Dje) ai ishte pak më mirë, por ne vendosëm ta mbajmë në qetësi dhe të mos e rrezikojmë”, tha ai.