Grushtoi Berishën, merret me ambulancë nga selia blu sulmuesi, shoqërohet nga policia

Forca të shumta policie kanë zbarkuar në ambientet e selisë së Partisë Demokratike pasi kryetari i saj Sali Berisha u dhunua me grusht nga një person që ishte infiltruar mes protestuesve.

Forcat e policisë e kanë shoqëruar personin që goditi me grusht Berishën.

Mësohet se badigardët e Berishës pas neutralizimit të situatës e kanë shoqëruar agresorin në ambientet e PD ku ka shkuar dhe ambulanca.