Grupi i kërkim-shpëtimit “Vullnetarët” ndërpret aktivitetet, thonë se u penguan nga organet e rendit

Grupi i kërkim shpëtimit “Vullnetarët”, me anë të një komunikate për medie kanë bërë të ditur se kanë ndërprerë aktivitet e tyre pasi thonë se janë penguar nga organet e rendit gjatë kërkimit të një gruaje të humbur në fshatin Radavc të Pejës.

Kjo është komunikata e plotë:

Të gjithë aktivitetet e grupit te “Vullnetaret” do te nderpriten deri ne nje vendim te stafit

Arsyetim:

Grupi i Kerkim-Shpetim per persona te humbur i cili vjen nga “Vullnetaret” i sherben qytetareve pa dallim feje, kombi  apo nacionaliteti. Kerkimi behet gjithmon ne koordinim me organet e sigurisë se vendit. Por, mbremë per derisa po zhvillonim nje kerkim per nje grua te moshuar me semundje mendore  ne regjionin e Pejes saktesisht ne bjeshket e Radavcit, nje epror i policis se Pejës nuk na lejoi të vazhdojmë kerkimin me arsyetimin se na duhet edhe leje nga Prishtina.

Do te tentojme te zhvillojme nje takim me Ministrin e Puneve te Mbrendshme z. Agim Veliun dhe Ministrin e Mbrojtës z. Antin Qunin.

“Vullnetaret” janë në shërbim te qytetareve dhe shtetit ne raste te vecanta

Per cdo informate do te ju lajmërojmë ne rrjete sociale

Me respekt grupi  “Vullnetaret”