Champions League

“Grupi i ferrit”, Milanit e Newcastles nuk u lejohet humbja, publikohen formacionet zyrtare të dy supersfidave

Grupi F i Ligës së Kampioneve ka sot dy ndeshje vendimtare për fatin e skuadrave, pasi që sot, në rast humbjeje, Milani dhe Newcastle mund ta shohin veten jashtë turneut.

Kuqezinjtë do të tentojnë gjithçka për gjithçka në duelin e sotëm në fushën e tyre ndaj Borussia Dortmund, në një ndeshje ku thuajse çdo rezultat veç fitores i mbyll dyert për vazhdimësinë e mëtejshme në turne.

E njëjta situatë për Newcastlen, i cili ka një vështirësi më të madhe pasi përballë ka PSG-në, për më tepër në transfertë në Paris.