Grupet punuese LDK-VV takohen në orën 13:00 në selinë e partisë së Isa Mustafës

Grupet punuese të LDK-së dhe Vetëvendosjes do të takohen sot në orën 13:00 në selinë e partisë që drejton Isa Mustafa.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Sekretariati për Media i VV-së.

“Takimi do të mbahet në orën 13:00”, kanë thënë për Express.

Në këtë takim do të takohen grupet punuese. Nga partia e Kurtit do të jenë Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca, ndërsa nga LDK-ja do të jenë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

loading…