Grupet e të Drejtave të Njeriut dëshmojnë mizorit e ushtrisë ruse ndaj civilëve në Siri

Grupet e të drejtave të njeriut në Moskë u kërkuan rusëve të marrin përgjegjësinë për abuzimet me civilë në Siri, duke lëshuar edhe një raport me kritika për Kremlinin mbi rolin në konfliktin e vjetër të Sirisë. Raporti është i pari i këtij lloji i hartuar nga grupet e të drejtat e njeriut në Rusi, që nga nisja e konfliktit në Siri dhe kërkon të hedhë dritë mbi viktimat e veprimeve ushtarake ruse në Siri, e që kjo është një temë tabu për mediat miqësore me Kremlinin.

Gjetjet e raportit janë në kontrast të plotë me narrativën zyrtare të Moskës dhe lavdërimet e presidentit, Vladimir Putin, për ushtrinë ruse për ndërhyrjen në 2015 për të çrrënjosur “terroristët” dhe për të mbështetur qeverinë e Bashar al-Asad. Raporti i përgatitur me 200 faqe nga grupi kryesor për të drejtat e njeriut ‘Memorial’ dhe disa organizata të tjera ruse, përmban intervista me më shumë se 150 dëshmitarë të ngjarjeve në Siri.

“Shumica dërrmuese e të intervistuarve tanë nuk e shohin Rusinë si një shpëtimtare, por si një forcë të huaj destruktive, ndërhyrja ushtarake dhe politike e së cilës ndihmoi në forcimin e kriminelit të luftës në vendin e tyre”, u tha në deklaratën e grupit të të drejtave të njeriut. “Disa nga njerëzit që intervistuam zbuluan se ata ose të dashurit e tyre kishin qenë viktima të bombardimeve ruse”.

Raporti akuzon Rusinë për abuzime në Siri duke përfshirë bombardimin e civilëve pa dallim dhe mbështetjen e regjimit të Sirisë, i cili është akuzuar për mizori, përfshirë shënjestrimin e civilëve, përdorimin e armëve kimike dhe vdekjen e njerëzve nga uria në qytete të rrethuara.

Oleg Orlov i organizatës ‘Memorialit’, duke folur para gazetarëve, krahasoi bombardimet ruse të civilëve sirianë me taktikat e ushtrisë në Çeçeni, ku Moska zhvilloi dy luftëra kundër separatistëve në vitet 1990 dhe 2000. Autorët, të cilët kanë punuar në studim për dy vjet, nuk ishin në gjendje të hynin në Siri dhe intervistuan Sirianë që kishin ikur nga lufta në Liban, Turqi, Gjermani, Rusi dhe gjetkë. ‘I hidhur dhe i turpëruar’ Një grua nga lagjja e qytetit Homs, e cila ishte nën rrethim midis 2013 dhe 2016, u tha autorëve të raportit se ndërhyrja e Rusisë nxiti edhe më shumë regjimin e Sirisë.

“Në gjashtë muaj që nga fillimi i bombardimeve ruse, kishte më shumë viktima sesa kishte mbi dy vjet bombardime siriane”, tha gruaja, e cila në një moment peshonte vetëm 33 kilogramë. Rusia ka mohuar që autoritetet siriane kanë përdorur armë kimike kundër civilëve dhe kanë përdorur fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të KB për të mbrojtur Damaskun. “Unë pashë 30 fëmijë të shtrirë të vdekur me njerëz të tjerë ende duke derdhur ujë mbi ta”, u tha autorëve një kirurg nga Ghouta Lindore.

“Unë kurrë nuk do ta harroj atë skenë”, tha ai. Aktivistët thanë se donin sa më shumë rusë të ishte e mundur për të lexuar studimin e tyre dhe “të kuptonin përgjegjësinë e tyre për atë që po ndodh në emrin e tyre në Siri”. “Ne u ndjemë të hidhur dhe të turpëruar për mënyrën se si të intervistuarit tanë sirianë i shohin rusët”, thuhët në raport. Në Siri, po ashtu janë duke luftuar mercenar rusë, të paguar nga kompania e mikut të Vladimir Putinit, duke u akuzuar për vrasje mizore të civilëve në Siri.