Nga sot ka filluar faze e tretë e lehtësimit të masave për parandalimin e koronavirusit, qytetar të shumtë janë parë në rrugët e kryeqytetit, është vërejtur një ngarkesë dhe grumbullim i tyre drejtuar institucioneve për të kryer shërbime administrative duke mos respektuar fare masat mbrojtëse.
Pas fillimit të fazës së tretë të lehtësimit të masave, është vërejtur fluks i madh i qetarëve. Por ajo që është shqetësuese janë pamjet të cilat janë shfaqur sot në pranë Ministria e Punëve te Brendshme, ku shumë qytetarë po kërkojnë shërbime administrative.
Pranë Ministria e Puneve te Brendshme por edhe brenda janë vërejtur grumbull i madh i qytetarëve që po presin për shërbime të ndryshme, por është për shqetësuese mos respektimi i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, siç është mbajtja e distancës apo vënia e maskave, ndërsa nuk vërehet asnjë polic që do të duhej të mbante rregull.







