Ish-kryeministri Nikolla Gruevski deri në orët e mëngjesit nuk ka qenë i paraqitur në burgun e “Shutkës”, ku duhet të filloj shlyerjen e dënimit me burg.
Nuk ka pasur njoftim zyrtare për atë nëse iu është dërguar vendimi, por jozyrtarisht, janë bërë tri përpjekje për t’ia dërguar vendimin në shtëpinë e tij. Gruevski pasi që ta merr vendimi, do të duhet menjëherë të paraqitet burg për shlyerjen e dënimit për blerjen e mercedesit luksoz.
Vendimi Gruevski mund t’i dërgohet ditën e hënë, pasi që ish-kryeministri duhet të paraqitet në Gjykatë për seancën e lëndës “Titanik”.
Nëse Gjykata vërteton se Gruevski po ikën nga pranimi i vendimit do të tentojë ose arrestimin e tij ose do të lëshohet urdhër arresti.







