Gruevski hyri e doli nga Shqipëria drejt Malit të Zi

Burime të Top Channel thonë se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri në datën 11 nëntor.

Në fakt në sistemin TIMS, nuk rezulton se ai ka kaluar kufirin shqiptar. Në Shqipëri ka hyrë ilegalisht nga kufiri i gjelbër.

Të njëjtat burime theksojnë për Top Channel se Gruevski ka qënë në një makinë të ambasadës hungareze, me anë të së cilës, me pasaportën e tij, ka kaluar kufirin për në Mal të Zi, nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit.