Zyrtari i PDK-së, Përparim Gruda ka reaguar ndaj asaj që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të Lëvzijes Vetëvendosje, njëkohësisht Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca reaguan ashpër ndaj paraqitjes të Listës Serbe në seancën e sotme.

Ai ka thënë se ky reagim është skenar fushate, dhe ndaj Listës Serbe, Vetëvendosje nuk e kishte aspak problem prezencën e tyre në fushatë kur u votuan disa ligje me dorën e tyre të ngritur lartë, përcjellë Ballkani.info.

Gruda prezantoi në “Debat Plus” edhe një video-përgjim të Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Lila-Kusari ku koordinohet me Radoiciqin e Simiqin për vota në Kuvend.

Tutje anëtari i PDK-së tha se për ta bërë të besueshme reagimin e tij, Konjufca duhej së pari ta përjashtonte nga Kuvendi, bashkëpartiakën e tij, Mimoza-Lila Kusarin./Ballkani.info