Gruaja vret vajzën dhe telefonon burrin: Vajza jonë nuk është më

Një grua 41-vjeçare vrau vajzën e saj, vetëm 2 vjeç, gjatë natës në Cisliano (Milano).

Ngjarja u raportua nga operatorët e numrit jeshil 118, të cilët ndërhynë në vend së bashku me karabinierët.

Pas vrasjes së vajzës së vogël, gruaja i bëri vetes dëmtime të lehta dhe u shtrua në spitalin Magenta. Në rrjetet sociale ajo tregoi për një ndarje të vështirë nga burri i saj, ku përfshihej dhuna dhe tradhtia, me ankesa dhe kundër-ankesa.

“Vajza jonë nuk është më”, kështu i tha ajo ish bashkëshortit të saj ndërsa e mori në telefon.

Kur karabinierët mbërritën, ata gjetën shtëpinë të mbyllur nga brenda, u futën përmes një dritare dhe gjetën vajzën e pajetë në shtrat, pranë nënës së saj pa ndjenja.

Rezultoi që vajza nuk kishte dëmtime të dukshme dhe vrasja është një nga hipotezat mbi të cilat karabinierët hetojnë.

Fëmija mund të jetë mbytur, por vetëm një autopsi mund të përjashtojë vdekjen aksidentale.