Në një qendër tregtare në Mitrovicë, sot një i dyshuar e ka sulmuar një punëtore në vendin e saj të punës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka pohuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Një rast me elemente të veprës penale Lëndim trupor, ka ndodhe rreth orës 14:00, në një qendër tregtare në Mitrovicë, ku në vendin e saj të punës është sulmuar një punëtore, e cila ka kërkuar tretman mjekësor, e cila me pas është liruar në shtëpi. Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila dyshohet se me një mjet te mprehtë ka sulmuar viktimën. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si lëndim trupor”, thotë Zahiti.







