Gruaja që notoi nën akullin e liqenit të Siberisë, ka thyer rekordin botëror VIDEO

Një grua 40-vjeçare e veshur vetëm me kostum banje, kapele noti dhe një maskë zhytjeje, u lëshua në një vrimë të hapur në sipërfaqen e ngrirë të një liqeni në Siberi, për të notuar në ujin me temperaturë 0 gradë.

Në pamjet e publikuara  shihet 40-vjeçarja nga Moska qe u zhyt në ujin e akullt të liqenit Baikal, për të kryer sipërmarrjen e saj.

Yekaterina Nekrasova mbajti frymën për një minutë dhe notoi 85 metra nën liqenin e ngrirë më 7 janar, që ishte dita e Krishtlindjeve ortodokse, dhe besohet se me tentativën e saj ka thyer rekordin botëror, cka pritet të verifikohet së shpejti.

Mbi sipërfaqe shihen anëtarë të grupit të saj që e ndjekin nga afër në rast emergjence. Mediat thonin se në akull ishin hapur vrima në intervale të rregullta, në rast se ajo do të hiqte dorë nga notimi.

Sfida e saj u filmua si nga poshtë edhe mbi sipërfaqen e liqenit, ku Nekrasova shihet që zbret me një shkallë dhe më pas del me një shkallë tjetër, pas një minute e gjysmë.

Por edhe vetë liqeni Baikal mban shumë rekorde në vetvete. Ai është  20 deri në 25 milionë vjet i vjetër, liqeni më i lashte i tokës dhe trupi ujor kontinental më i thellë.

Duke komentuar mbi sfidën e saj, Nekrasova tha se kishte në plan të notonte në 6 janar por “moti ekstrem” dhe erërat e stuhishme e detyruan të shtynte misionin për një ditë.

Megjithse ajo e dinte se mund të notonte “lehtësisht” për 75 metra Nekrasova tha se menjëherë sapo hyri në ujin e akullt, nisi të dyshonte te vetja.

“Mendova se do të ngrija që në nisje, apo se maska do të ngrinte apo do të mjegullohej. Dhe sigurisht nuk e dija se për sa gjatë mund të zhytesha në një vend të ri,” shkruan ajo.

Temperature e ajrit arrinte në -30 gradë Celcius dhe Nekrasova e përshkruan atë që ndodhi si një “mrekulli e Krishtlindjes.”

“Në ditën e zhytjes moti ishte ngrohur deri në -21 gradë Celsius, dhe erërat ishin zbutur,” shkruan ajo, duke treguar se pasi kishte bërë nxehjen fizike, bashkë me grupin e saj shkuan te pika e nisjes.

“Qëndrova për një minutë para shkallës, u përqendrova, vendosa maskën, u zhvesha dhe zbrita në ujë. Kur hyra me trup në ujë aty nuk kishte më erë dhe për 30 sekonda pulsi im u qetësua”.

Ajo e përshkruan më tej eksperiencën si një “kënaqësi,” duke thënë se “e shikoi procesin” dhe se në fund ishte “e përfshirë nga emocionet.”

Noti në akull ose ndryshe “epifania” është një traditë në Rusi për shumë ortodoksë, dhe pjesë e ritualeve përkujtimore të pagëzimit të Jezusit.

Sipas rekordeve botërore Guinness, kurora e notit më të gjatë nën akull mbahet nga danezi Stig Severinsen, i cili notoi për 75 metra në Groenlandë në 2013.