Gruaja nga Vitia në gjendje të rëndë: U godit me plumb derisa shikonte fishekzjarret në ballkonin e shtëpisë

Një grua në Viti është në gjendje të rëndë shëndetësorë pasi u godit me plumb në ballkonin e shtëpisë së saj.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ndërrimit të moteve, kur po festohej me armë e fishekzjarre. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjilanit.

“Viti 01.01.2021 – 00:02. Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës