Gruaja nga Prishtina ngacmohet seksualisht në hyrje të banesës

Një grua nga Prishtina ka raportuar në polici se është ngacmuar seksualisht, në hyrje të banesës së saj.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se nuk e njeh personin i cili e ka ngacmuar seksualisht.

“Prishtinë 03.04.2021 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se në hyrje të banesës së saj, është ngacmuar seksualisht nga një person i pa njohur. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin”, njofton policia.