Gruaja nga Prishtina e bën për spital një polic, i shkakton lëndime në duar e qafë

Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar një polic gjatë ditës së djeshme.

Policia e Kosovës njofton se e njëjta  kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën.

E njëjta është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën. E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.