Gruaja nga Peja vdes sa ishte e shtrirë në spital, Policia nis hetimet

Një grua nga fshati Vitomiricë e Pejës ka vdekur derisa ishte e shtrirë në Spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“HETIM I VDEKJES/Fsh. Vitomiricë, Pejë 12.08.2022 – 11:40. Është raportuar se viktima femër  kosovare e cila ka qenë e shtrirë në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.