Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.
Një grua nga Kamenica ka njoftuar policinë se është fyer dhe ofenduar nga burri i saj, në prezencë të fëmijëve.
“DHUNË NË FAMILJE
Kamenicë NN – NN. Më 10.08.2021 është pranuar një informatë se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe ofenduar në prezencë të fëmijëve nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari nuk është intervistuar nga policia pasi gjendet në pushime, ndërsa me urdhër të prokurorit është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.







