Gjilan

Gruaja nga Gjilani rrëfen tmerrin që ka përjetuar së bashku me fëmijët nga bashkëshorti i saj

B.SH kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj gruas dhe fëmijëve, mbi 600 raste për 6 muaj

Ndonëse janë bërë shumë thirrje e kampanja, dhuna ndaj grave vazhdon të jetë prezente.
Këtë përjetim e kishte edhe M.SH nga Gjilani.

Bashkëshorti i saj B.SH, ndaj të cilit Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë për veprën penale lëndim i lehtë trupor, kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj gruas e dy fëmijëve të tyre.

Sipas këtij drafti të siguruar thuhet se: Republika e Kosovës pajtohet të përmbahet nga çdo lloj veprimi që mund të ndikoj në pjesëmarrjen e komunitetit serb në aktivitete lokale, regjionale, ndërkombëtare, të organizatave jo qeveritare.

Një kopje të aktakuzës të cilën e ka siguruar T7 e dëmtuara M.SH ka treguar para hetuesve tmerrin që ka përjetuar së fundmi kjo bashkë me dy fëmijët me 28 Nëntor të këtij viti, nga bashkëshorti.

Personi në fjalë nuk ishte frikësuar ani pse gruaja e kishte paralajmëruar se do ta lajmëronte në Polici.I pandehuri BSH e ka pranuar se e ka sulmuar gruan, megjithatë ka kërkuar falje për veprimet e tij ndaj gruas dhe fëmijëve.

Ky e bën fajtor gruan për atë që ndodhi në festën e flamurit.

Sipas aktakuzës është vlerësuar se është kryer vepër penale lëndim i lehtë për çka të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ndërkohë, hulumtuesja për avokim kundër dhunës me baza gjinore në rrjetin e grave të Kosovës Adelina Berisha, thotë se gratë në Kosovë po vazhdojnë të sulmohet për arsyeje banale.

Ndërsa, statistikat e Policisë tregojnë se numri i dhunës në familje po rritet nga viti në vit.

Vetëm gjatë periudhës janar-qershor 2018 janë evidentuar 628 raste.

E dhuna ka qenë edhe shkaku kryesor që disa nga këto raste kanë përfunduar me fatalitet.

Njëra nga to është edhe e ndjera Valbona Nrecaj e cila u vra bashkë me vajzën e saj nëntë vjeçare nga burri Pjetër Nrecaj.

Ky i fundit është dënuar me 24 vite burgim.