Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar.
Lëndimet ajo i mori pasi u sulmua fizikisht nga një grua e panjohur, pas një mosmarrëveshje që kishin.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Suharekë 03.09.2022 – 10:50. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në një lokal e cila për shkak të një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i gjinisë femërore”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori.







