Dhuna në familje

Gruaja në Prishtinë sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, me dy fëmijët e saj shkon në strehimore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht.

 Prishtinë  05.05.2024-22:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht. Viktima po ashtu ka deklaruar se edhe më parë i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk ndihet e rrezikuar. Lidhur me rastin, në prezencë  të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar.