Gruaja në Mitrovicë të Veriut thotë se i është thyer xhami i lokalit, dyshohet për hedhje të shok bombës

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se i është thyer xhami i lokalit të saj.

Policia e Kosovës nëpërmejt raportit 24 orësh ka njoftuar se dyshohet që ky rast ka ndodhur si pasojë e hedhjes së shok bombës.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Mitrovicë Veri 23.12.2022 – 07:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se lokalit të sajë i është thyer xhami. Dyshohet se xhami është thyer si pasojë e hedhjes së shok bombës. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.