Gjilan

Gruaja në Gjilan dyshohet se u dhunua dhe u grabit nga dy persona të maskuar

Një grua bashkë me djalin e saj të mitur është grabitur e dhunuar në Gjilan.

Sipas policisë, viktimat derisa po ecnin rrugës janë sulmuar fizikisht nga persona të maskuar, të cilët kanë marrë stoli ari dhe para.

Policia ka thënë se dyshohet se gruaja është dhunuar ndërsa ndaj djalit të saj është ushtruar dhunë fizike.

GRABITJE&DHUNIM /Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.