Gruaja në Ferizaj raporton në polici se është dhunuar seksualisht në motel

Një grua në Ferizaj ka raportuar se është dhunuar seksualisht në një motel nga një i dyshuar në shtator të vitit të kaluar.

Një gjë të tillë është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, teksa njoftohet se ende nuk ka ndonjë të arrestuar për rastin, raporton Demokracia.

“Ferizaj, 12/19.09.2022-15:45. Me datë 03.01.2023 viktima femër kosovare, dyshohet se në shtator të vitit 2022 është dhunuar seksualisht në një motel nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.