Lahore

Gruaja merret peng nga turma në Pakistan, i grisin rrobat, e prekin seksualisht teksa bënte video për TikTok (pamje të rënda)

Një vajzë e re është grabitur dhe sulmuar seksualisht nga qindra burra në një park në Lahore të Pakistanit.

Incidenti vulgar ndodhi më 14 gusht në Ditën e Pavarësisë së vendit, por u raportua vetëm disa ditë më vonë.

Pamjet e rënda të xhiruara nga kalimtarët tregojnë turmat e burrave që shtyjnë dhe ngrejnë në ajër gruan e re, e cila tentonte te filmonte një video për rrjetin TikTok pranë monumentit Minar-e-Pakistan, me disa shoqe të saj.

Por burrat e ndanë atë nga shoqet, i vodhën paratë dhe bizhuteritë, para se ta lëshonin në ajër, t’i hiqnin rrobat e ta preknin nëpër trup gjate rremujes kaotike.

Inspektori i përgjithshëm i policisë tha se një numër prej 66 të dyshuarish janë identifikuar dhe po merren në pyetje nga policia, ndërsa dy oficerë policie janë pezulluar për neglizhencë.

Viktima kishte deklaruar më pas në policinë e Lorry Adda në Lahore: “Njerëzit më shtynin e tërhiqnin, aq sa më grisën rrobat”.

“Disa prej tyre u përpoqën të më ndihmonin por turma ishte shumë e madhe dhe vazhdonin të më hidhnin në ajër”.

Video e incidentit u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku përdoruesit bënin thirrje për masa të ashpra ligjore ndaj përgjegjësve.

Në një tjetër video, turma krahasohej me një tufë hijenash që shqyenin prenë e tyre.

Pakistani renditet mes gjashtë vendeve më të rrezikshme në botë për gratë ku vetëm rreth 3% e rasteve të përdhunimit raportohen te autoritetet.