Gruaja humb jetën në Brazil derisa festonte Vitin e Ri, fishekzjarri i ngeci në rroba

Një nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën në Brazil derisa po festonte Vitin e Ri, dhe një mjet piroteknikë i ngeci në rroba dhe shpërtheu para se të arrinte ta largonte nga trupi

Elisangela Tinem, 38-vjeçe, humbi jetën tragjikisht kur fishekzjarri i shpërtheu në plazh në Brazil, ku turma ishte mbledhur për ta festuar Vitin e Ri.

Është publikuar videoja e këtij momenti rrëqethës, ku nga sekonda e 24-të shfaq momentin para vdekjes së turistes në plazhin Praja Grande në Sao Paulo, e rasti po hetohet si vrasje.