Gruaja hidhet nga tarraca e katit të 8-të i ndërtesës, vdes në vend

B.SH, 42 vjeç është hedhur nga kati i 8-të i ndërtesës në Fier dhe ka vdekur në vend.

“Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja  B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga tarraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga tarraca, pasi ka pasur shenja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Mësohet se viktima kishte ardhur te kunati, ndërsa vetë është banore e lagjes “Kastiot”, e martuar dhe me dy fëmijë.

Akoma nuk dihen shkaqet të cilat çuar drejt këtij veprimi ekstrem 50-vjeçaren.