Një grua u shokua pasi zbuloi se ish i dashuri i saj u fejua me motrën e saj të vogël.
Ajo e ndau lajmin në një grup në Facebook duke shprehur se ajo ka ngecur në mes, nuk e din a të shkoj në darsem apo jo.
Ajo e tregoi historinë se si është takuar me ish të dashurinë e saj dhe se kishin pasur një lidhje të gjatë dhe të lumtur edhe pse ai kishte qenë më i ri se ajo. Mirëpo, kur kjo i kishte treguar familjes për të, ata nuk e kishin aprovuar, madje e kanë kërcënuar që do ta largonin nga shtëpia nëse nuk i jep fund lidhjes së tyre”.
Disa vite më vonë, motra e saj e vogël i tregoi që ishte në lidhje me dikë, duke ja dërguar një foto, aty e pa që djali që do të martohej ishte ish i dashuri i saj.
“Nuk munda ti besoj syve”- tha ajo. Nuk besoj që do mundem të shkoj në darsem të saj, dhe më duhet të arsyetohem disi”.
Pjesëtarët e grupit ku ajo kishte postuar e kanë mbështetur dhe këshilluar se çfarë të bëjë.
Një person komentoi: “Do të veshja një fustan të bardhë në këtë darsem”
Një tjetër “E gjithë ajo familje ta shpif”
Një person i tretë dha këshillën më të mirë: “po të isha ti do të gjeja një shokë shumë të pashëm dhe në darsëm do të shpallja që jemi të fejuar”
Një tjetër koment tha: “Beso në karma.
