Gjithkush u trondit nga aksidenti fatal automobilistik që i mori jetën Diogo Jotës dhe vëllait
të tij, André Silvës, mëngjesin e 3 korrikut. Disa ditë para se të ndahej tragjikisht nga jeta,
ylli i Liverpool-it kishte shkëmbyer unazat me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij, duke
u martuar zyrtarisht.
Sipas revistës “TV 7 Dias”, e veja e futbollistit të ndjerë, që jetonte në Angli, është kthyer
tashmë në Portugali dhe është vendosur në veri të vendit. Babai i Diogo Jotës, Fernando,
tregoi për të njëjtën revistë se Rute dhe tre fëmijët po jetojnë në shtëpinë e motrës së saj.
Ai shtoi se Rute ka një shërbëtore që e ndihmon për kujdesin ndaj fëmijëve: “Deri tani kishin
tri ndihmëse për punët e përditshme, por të tjerat u larguan. Vetëm ajo që kujdesej për
fëmijët ka mbetur”.







