Gruaja e Julian Assange ka thënë se burri i saj do të kërkojë falje nga presidenca e SHBA-së pasi ta ketë pranuar fajin se e ka shkelur ligjin amerikan për spiunazh. Themeluesi i WikiLeaks është aktualisht është rrugës për në Australi pasi u lirua nga burgu në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.

Thuhet se Assange po shkon në një seancë gjyqësore në Saipan (ishullin më të madh në ishujt Mariana Veriore, territor amerikan), ku pritet të dënohet të mërkurën, gjë që do ta bëjë atë të lirë.

“Fakti që ka një pranim fajësie, sipas Aktit të Spiunazhit në lidhje me marrjen dhe zbulimin e informacionit të Mbrojtjes Kombëtare është padyshim një shqetësim shumë serioz për gazetarët”, tha gruaja e Assange për Reuters.

Ajo i tha agjencisë ndërkombëtare të lajmeve se kanë qenë “disa vite të vështira” dhe se nuk do ta besonte vërtet se ai është i lirë derisa të ribashkoheshin. Ajo tha se është ende e shqetësuar se diçka do të shkojë keq. Stella Assange tha: “Ndihem e lumtur. Edhe e shqetësuar, e dini, sepse jam mësuar me këtë. Çdo gjë mund të ndodhë. Jam e shqetësuar se derisa të nënshkruhet plotësisht, shqetësohem, por duket se kemi arritur atje. Do ta besoj vërtet kur ta kem përballë dhe mund ta marr dhe ta përqafoj dhe atëherë do të jetë e vërtetë”.

Çifti ka dy fëmijë, të cilët janë në Australi, por ende nuk dinë se babai i tyre është liruar. “Gjithçka që u thashë atyre ishte se kanë një befasi të madhe”, i tha ajo BBC-së më herët, duke thënë se detajet e lirimit të Assange duhej të mbaheshin të fshehta ndërsa ata po udhëtonin për në Australi.

Marrëveshja për pranimin e fajësisë vjen disa muaj pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se po shqyrtonte një kërkesë nga Australia për të hequr dorë nga ndjekja penale ndaj Julian Assange.