Bashkëshortja e Ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi, Flora Masurica Durmishi është emëruar sot U.D drejtoreshë e Radio Kosovës.

Ambasadori Durmishi ka raporte mjaftë të mira me bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun, shkruan Insajderi.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se në mbledhjen e datës 19 shkurt 2022, ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D Drejtor i Përgjithshëm të RTK-së për caktimin e Flora Masurica Durmishi U.D Drejtoreshë e Radio Kosovës.

“ Ahmetxhekaj ka arsyetuar propozimin për zonjën Masurica Durmishi me kontributin e saj profesional shumëvjeçar në radio dhe planet e përbashkëta për avancimin e pozitës së Radio Kosova 1 dhe 2 në tregun medial të Kosovës. Në këtë mbledhje Ahmetxhekaj ka prezantuar një përmbledhje mujore të aktiviteteve dhe punës së tij si U.D Drejtor i RTK-së”, thuhet në njoftim.