Gruaja bën veprimin e turpshëm midis rrugës, kryetari i Pejës ia publikon videon

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri sot ka publikuar një video, ku shihet një grua duke hedhur mbeturina.

Muhaxheri në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se tash e tutje do t’i filmojnë qytetarët që hedhin mbeturina.

“I hudh mbeturinat, dhe pastaj i fotografon! Tash e tutje, do t’i filmojmë qytetarët duke bërë veprimin e ulët – ndotjen e ambientit me hudhjen e mbeturinave aty ku s’duhet!

Përkundër faktit që gjobat për personat që hedhin mbeturina në vendet që nuk janë të lejuara ekzistojnë, kjo nuk po i ndalon aspak.

Ndoshta nga ky moment, do të bëjnë më tepër kujdes nga frika e turpërimit e më pastaj edhe gjobitjes. Kjo dukuri është tepër shqetësuese!”, shkruan Muhaxheri.