Gruaja bën seks me shokun 14 vjeç të vajzës, shokon çfarë i bëri më parë

Një grua 39-vjeçare akuzohet se ka bërë seks me një të mitur. Gruaja ka abuzuar me një 14-vjeçar, shok i së bijës, për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Bëhet fjalë për 15 raste të raporteve seksuale mes një gruaje nga Potenza, në Itali, me të miturin.

Janë këto detajet e deklaruara nga prokurorja Rosanna Buccini, e cila e akuzon gruan për abuzim seksual në rrethana të rënduar.

Kjo pasi gruaja para aktit e drogonte dhe e dehte të miturin. Ngjarja ka ende shumë gjëra që kërkojnë sqarim, ndërkohë që abuzimet kanë ndodhur mes vitit 2014 dhe 2015.

Siç u zbulua nga hetimet e prokurorisë, në kohën e ngjarjes 14-vjeçari shkonte shpesh në shtëpinë e shoqes së tij të shkollës.

Por dyshimet lindën pasi këto vizita erdhën duke u bërë gjithnjë e më të shpejta dhe më të gjata, aq sa ndodhte që i riu të flinte në shtëpinë e vajzës.

Pas disa muajsh, nëna e djalit, kishte nisur të vinte re ndryshime në sjelljen e tij, ku duke insistuar të mësonte çfarë ndodhte e detyroi të birin që ti tregonte të vërtetën.

Nga këtu gruaja u denoncua dhe prej vitesh hetimet janë në vijim, rezultatet e të cilave u publikuan këtë të enjte nga prokurorja e çështjes.

loading…