Katër vite më parë udhëtoi për në Washington për të ndjekur ëndrrën e saj të bëhet zbukuruese fytyrash.
Është kjo Lea Kryeziu, adoleshentja nga Prishtina e cila së fundi në mesin e shumë emrave të ndryshëm është përkujdesur për artisten Hollivudiane, Jane Fonda.
Kjo e fundit ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e famshme “Oscars” dhe ndau çmimin “Best Picture”.
Lea nuk ishte prezentë në natën gala, por duart e saj të arta ishin pjesë e kësaj nate.
Edhe ish-ministrja Vlora Çitaku ka përshëndetur punën e make-up artistes së re./Ballkani.info/








