Grimerja e njohur kosovare shoqe me vajzën e kriminelit serb, Arkan (FOTO)

Grimeria e njohur kosovare Sellma Kasumoviq, që njihet për punën e saj shumë kreative, si duket e ka shoqe Anastasija Raznatovic vajzën e këngëtarës së njohur serbe Ceca Raznatoviq dhe Zheljko Razhnatoviq -Arkan, që njihet si njëri ndër udhëheqësit kryesor të paramilitarëve serb që kanë kryer masakra e gjenocid në Kosovë.

Se lidhja e Sellmës dhe Anastasias është e ngushtë tregon edhe komenti i grimerës kosovare bërë vajzës së Arkanit, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘Llepotica’ që në gjuhën shqipe do të thotë ‘bukuroshe’.

Këtë kompliment, vajza e këngëtares Ceca ia kthen duke i thënë: ‘Faleminderit e dashur’, apo në gjuhën serbe “Hvala draga” i shkruan Anastasija Raznatovic Sellma Kasumoviq, transmeton Ballkani.info

Grimerja Kosovare këtë koment e ka bërë tek statusi i Anastasija Raznatovic në rrjetin “Instagram” që ndër tjerash shkruan:

“Eshtë pak të thuhet se jam e emocionuar për periudhën që po vjen. Jam duke përgatitur për juve diçka shumë të mirë dhe mezi po pres që bashkë të kënaqemi me atë. Nga editorialet fenomenale të modës, dhe natyrisht, këngës dhe spotit të ri. Po gëzohem shumë dhe jam tepër e lumtur. Ju dëshiroj javë të bukur” ka shkruar Anasatacia në Instagram./Ballkani.info