Ylli i Atleticos

Griezmann ëndërron ta fitojë Topin e Artë

Ylli i Atletico Madridit dhe Francës, Antonine Griezmann e ka pranuar se ëndërron triumfin në garën për Topin e Artë.

27 vjeçari është sërish kandidat për këtë trofe individual teksa sezonin e kaluar fitoi Europa Leaguen me “Los Colchoneros” dhe Kupën e Botës me kombëtaren e Francës.

Sulmuesi që në vitin 2016 përfundoi i treti pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit nuk heziton të tregojë se e dëshiron shumë këtë çmim.

“Nuk kam frikë ta them këtë. E ëndërroj Topin e Artë, Champions Leaguen dhe Kupën e Botës. Ëndërroj për shumë gjëra, këto ëndërra të motivojnë për çdo mëngjes që zgjohesh sepse ke synime për të arritur”, tha Griezmann.

Ish lojtari i Real Sociedadit tutje shtoi se ky çmim do të kishte rëndësi të madhe për të sidomos pas largimit nga familja që në moshën 3 vjeçare.

Grizemanm realizoi 29 gola sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet, ndërsa favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit është mesfushori i Real Madridit, Luka Modric.