Nuk ka si të shkojë më keq se kaq karriera e Eros Grezdës.

Sezoni me Rangersin ishte skandaloz, pasi më shumë ka qëndruar i dëmtuar dhe jashtë fushe se sa ka luajtur.

Sulmuesi i krahut u afrua në kombëtare, por Reja nuk e përzgjodhi si titullar. Grezda u mërzit dhe la kombëtaren para ndeshjes me Skocinë. Sjellje e pakuptimtë nga ana e gjakovarit.

Mediet skoceze bëjnë me dije se Rangers është pranë huazimit të sulmuesit të Liverpoolit, Rayan Kent. Steven Gerrard është futur vetë në bisedime dhe e do atë në Skoci.

Afrimi i sulmuesit të krahut e bën të sigurt largimin e Grezdës nga “Ibrox”. Ai nuk ka lënë shije të mirë në sezonin e tij të parë në ishull dhe stafi teknik nuk ka ndërmend t’i japë një mundësi të dytë.

Shpresa e vetme për të është që Kent të mos nënshkruajë, në rast se ndodh diçka e tillë, Grezda largohet me shumë mundësi.