Konfirmimi

Gresa konfirmon se babai i saj u godit nga vetura: Është në gjendje të mirë

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza është goditur sot nga një veturë në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo.

Ditëve të fundit, Hajrush Behluli është përfshirë në një debat publik, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi për Shkurte Fejzën, i cili kishte thënë se muzika në përgjithësi nuk është e pëlqyeshme për të.

“Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por është pak”, kishte deklaruar Krasniqi.