Gresa i shkruan me mall Jakup Krasniqit pas vazhdimit të paraburgimit nga Gjykata Speciale: Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi ka reaguar pasi Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-udhëheqesve të UÇK-së, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, shkruan Gazeta Demos.

Në këto vargje, Gresa i drejtohet të atit me disa pyetje si: A u lodhe duke shpresuar për liri, pse mirësia vret e ligësia triumfon, edhe sa duroka njeriu babi etj.

Gresa kohë pas kohe publikon fotografi dhe shkrime për babain e saj, ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Postimi i plotë:

A u lodhe babi?

Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?

Babi a u lodhe duke shpresuar për liri? A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit. Edhe sa duroka njeriu babi?

Sa dhemb liria babi?

Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet.

Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjëPse mirësia vret e ligësia triumfon?

Çka është drejtësia babi?

Na the të jemi të drejt, po çfar është e drejt dhe çfar jo? Si ta dallojm të mirën nga e keqja?

Çfar e dallon gëzimi nga hidhërimi?

A je mirë babi?

Kur nata vjen e je vet, çfar të mundon babi? Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi? Do behesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bënë babi?

Ku e gjenë forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.

A je mirë babi?

Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?

Thone koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?

A je i fortë babi? Kur te thyhet shpirti e mbasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?