Greqia shënon rekord të ri të rasteve ditore me COVID-19

Greqia ka raportuar për 262 raste të reja me COVID-19 të mërkurën, duke shënuar numrin më të lartë ditor që nga shpërthimi i virusit në vend, kanë thënë autoritetet e shëndetit.

Rastet e reja e kanë çuar numrin total të infektimeve në 6,177, që prej kur u shfaqën rastet e para në shkurt.

Deri më tash, në Greqi janë shënuar 216 të vdekur, raporton Reuters.

Rritjet e rasteve me koronavirus javët e fundit ka nxitur autoritetet që gradualisht të vënë ndalesa të reja gjatë sezonit të turizmit.