Greqia më e prekura në ballkanin jugor nga COVID19, ja sa është numri i viktimave

Në Greqi numri i viktimave si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 40, ndërsa të infektuar deri tani raportohet për 1,156 persona.

Po ashtu mësohet se në mes të viktimave ka më shumë burra sesa gra,  ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 71 vjeç.

Aktualisht në Terapi Intensive qëndrojnë 69 persona, nga të cilët 77% kanë sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë që numri i të prekurve dhe viktimave rritet, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis raporton  se po harton skenarë alternative të ndërhyrjes për ta cuar vendin në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas ekspertëve 10 maji mund të jetë data kur do të fillojnë të lehtësohen masat kufizuese.