Greqia i përgjigjet përsëri Edi Ramës, pas vrasjes së Kaçifas

Zëvendësministri i Jashtëm, Jorgos Katrougalos, ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, duke theksuar Greqia po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri lidhur me ngjarjen e rëndë.

Katrougalos shton se prioritet është sqarimi i kushteve të vdekjes së Konstandin Katsifas, mbrojtjes së të drejtave të komunitetit grek në Shqipëri dhe mos përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Asistenca ligjore është kërkuar dhe gjithçka është për tu parë se çfarë ka ndodhur.

Ka një mobilizim nga të gjitha anët, kërkohet ndihmë juridike, krerët e policisë komunikojnë në të dy anët, gjithçka që është e mundur në mënyrë njerëzore, në mënyrë që ne të mund të kuptojmë se çfarë ka ndodhur.” – u shpreh zv.ministri i Jashtëm grek.

Katrougalos shtoi se duhen shmangur deklaratat e hershme dhe shprehjet e rrezikshme retorike, duke iu referuar reagimit të Edi Ramës pas ngjarjes.