Greqia do të votojë kundër Kosovës në INTERPOL, thotë presidenti serb

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka falënderuar kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis për mbështetjen dhe për rikonfirmimin e qëndrimit të Greqisë ndaj Kosovës.

Vuçiq në një konferencë shtypi ka deklaruar se është takuar me kryeministrin grek, Micotakis, për të diskutuar në lidhje me taksën e fundit të vendosur nga Kosova për mallrat serbe.

Presidenti serb, Vuçiq ka falënderuar kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis për mbështetjen e dhënë në procesin e integrimit të Serbisë.

Vuçiq është shprehur se Micotakis është zotëruar që sa më shpejt që të jetë e mundur ta bëjë Serbinë më të fuqishme në qarqet evropiane, duke theksuar edhe nevojën për konkretizimin e bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe politik.

Mirëpo, Vuçiq gjithashtu ka treguar se kryeministri grek, Micotakis ka rikonfirmuar qëndimin e Greqisë ndaj Kosovës, duke thënë se nuk do të votojnë pro anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe se e ka njoftuar mikun e tij grek për taksën e vendosur nga Kosova për mallërat serbe.