Greqi, sot pritet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës

Kuvendi i Greqisë dje anuloi për sot në ora 14:30 votimin e Marrëveshjes së Prespës.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit grek, thonë se ky vendim erdhi si rezultat i numrit të madh të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para zhvillimit të këtij votimi.

Të shumta ishin edhe gjatë debatit të djeshëm përplasjet “Për” dhe “Kundër” mes Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras dhe opozitës së kryesuar nga Kyriakos Micotakis.

Ndërsa nw protestën e mbrëmshme kundër Marrëveshjes së Prespës para Parlamenti grek, është djegur flamuri maqedonas. Gazeta greke Efimerida publikoi një video të incidentit.

Disa demonstrues nga turma fillimisht grisën flamurin, dhe pastaj e vunë në zjarr, me brohorima nga turma.