Greqi, digjen 11 emigrantë

11 refugjatë kanë humbur jetën mëngjesin e së shtunës pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Kavala-Selanik.

Tragjedia ka ndodhur në orën 05:15 pasi automjeti me të cilin udhëtonin me shpejtësi të madhe është përplasur me një kamion dhe pas përplasjes të dy mjetet kanë marrë zjarr.

11 refugjatët që ndodheshin brenda automjetit nuk mundën të dilnin dhe janë djegur të gjallë. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është plagosur lehtë.

Sipas vlerësimeve të para të policisë rrugore që ka shkuar në vendngjarje drejtuesi i mjeti me të cilin udhëtonin refugjatet ka humbur kontrollin për arsye që ende nuk dihen.

Gjithashtu thuhet se 11 refugjatet kane qene viktima te rrjeteve te trafikanteve të cilat i kanë marrë nga kufiri greko-turk për t’i çuar në Selanik përkundrejt pagesës.

Për shkak se janë djegur të gjithë është shumë i vështirë identifikimi i trupave të tyre dhe do të priten analizat e ADN për verifikim.

Policia rrugore gjithashtu ka filluar një hetim të posaçëm për këtë aksidenti tragjik.