Grenelli godet Zëdhënësin e Clintonit, premton se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i Trumpit

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një postimi të ish-zëdhënësit të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në lidhje me marrëveshjen për normalizim ekonomik mes dy vendeve ballkanike.

Grenell ka shkruar se ish-zëdhënësi i Clintonit është i inatosur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për bërjen e hapave për normalizim ekonomik. “Ai qartazi dëshiron konflikt të vazhdueshëm”, ka shkruar Grenell në Twitter, duke iu referuar Joe Lockhartit.