Ambasadori Richard Grenell i ka dalë sërish në mbrojtje Donald Trump i cili në fjalimin që pati pas mbajtjes së zgjedhjeve e që akuzoi se ka pasur mashtrim me vota.

Grenell në një shkrim në Twitter tha se demokratët kanë hezituar të tregojnë letërnjoftimin e tyre kur kanë hedhur votën.

“Demokratët gjithmonë kanë kundërshtuar të tregojnë ID-në. Demokratët kanë qenë gjithmonë kundër që të tregojnë një ID për të votuar. Tani e dimë pse. Ata duan të numërojnë votat e paligjshme. Kërkesa jonë është të numërojmë vetëm votat LIGJORE”.

Deri më tani Biden është duke prirë me 264 vota elektorale, ndërsa Trump me 214.