Ish emisari amerikan

Grenell takohet me ministrin serb të Mbrojtjes: Kurti e Osmani të caktojnë datën e zgjedhjeve – të krijohet Asociacioni

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, është takuar në Beograd me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Millosh Vuçeviq.

Takimi vjen pikërisht në ditën kur janë bërë një muaj nga agresioni në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Grenell tha se Serbia e mirëpret rritjen e prezencës së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ai pati edhe një kërkesë për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

“Të cakohet data e zgjedhjeve në veri dhe të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, tha ai.