Grenell shumë miqësor në LDK: Buzagaz me Vjosën, Mustafën e ndihmon në ecje

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së, ambasadorin Richard Grenell, qëndroi sot në konak të Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit ku qëndroi shumë rreth 20 minuta, kurse më pas tek LDK-ja ku e zgjati muhabetin, pasi qëndroi rreth 40 minuta.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se çfarë biseduan në takimet “kokë më kokë”, detaje nganjëherë nxjerrin videot dhe fotot.

Për dallim nga VV, ku kreu i saj nuk e përcolli deri te dera e oborrit Grenellin, por vetëm deri tek dera e hyrjes, çka njeriu i Trumpit zbriti shkallëve të objektit të VV-së i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

LDK u tregua shumë më miqësore me diplomatin amerikan.

Grenellin e përcollën deri tek dera e oborrit të gjithë krerët e LDK-së, Isa Mustafa, Agim Veliu e Vjosa Osmani.

Por ajo që bie në sy është se Grenell derisa dilte jashtë e kapi për krahu Mustafën, duke e ndihmuar kështu, pasi dihet se kreu i LDK-së për shkak të gjendjes shëndetësore ec me shkop.

Grenell përshëndetje tejet të ngrohtë kishte edhe me Vjosa Osmanin ku shihen buzagaz, për dallim me Agim Veliun që kishte përshëndetje më të ftoftë.