Grenell merr dekoratë nga Trump: Mundësoi nënshkrimin historik për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka dekoruar të dërguarin e tij të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me Medaljen e Sigurisë Kombëtare.

Ky dekorim u bë për shkak se Grenell mundësoi nënshkrimin historik për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Ambasadori Richard Grenell është nderuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm që mundësoi nënshkrimin historik të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas kësaj marrëveshje, Serbia dhe Kosova rivendosën lidhjet e drejtpërdrejta ajrore, hekurudhore dhe autostradën, projektet kryesore të infrastrukturës të nevojshme për të lehtësuar rritjen ekonomike dhe transferimin në kohë të mallrave dhe njerëzve”, ka thënë Trump në vendimin e tij.

Më poshtë njoftimi i Grenell në Instagram.